Elbasani pa anësorin ndaj Vorës, dyshime edhe për Diallon dhe Lilën

Për sa i përket ndeshjes së radhës me Vorën, Elbasani do të përballet me disa mungesa të rëndësishme. Sulmuesi Karim Loukili do të jetë jashtë liste, pasi ka mbushur numrin e kartonëve dhe, për këtë arsye, nuk do të jetë i disponueshëm për trajnerin.

Largimi i tij për këtë takim përbën një minus të konsiderueshëm për repartin ofensiv, duke qenë se Loukili ka qenë një nga pikat e forta të skuadrës në javët e fundit.

Ndërkohë, mbeten ende dyshime mbi gjendjen fizike të Ibrahima Diallos dhe Bledar Lilës, të cilët munguan edhe në përballjen e fundit ndaj Vllaznisë për shkak dëmtimesh. Stafi mjekësor po punon për rikuperimin e tyre, por ende nuk ka një konfirmim përfundimtar nëse do të jenë gati për sfidën e radhës.