Përballja me Partizanin, Elbasani nxjerr në shitje biletat e sfidës (ÇMIMET)

Partizani do të përplasin “brirët” ditën e nesërme në “Elbasan Arena” në orën 18:00. Takim i vlefshëm për javën e 13-të të Superiores.

Pikërisht për këtë sfidë, verdheblutë kanë nxjerrë në shitje edhe biletat. Klubi ka bërë të ditur edhe çmimet e tyre, të cilat variojnë nga 300 lekë deri në 2000 lekë.

Të gjjithë tifozët që dëshirojnë të shikojnë këtë takim biletat mund t’i blejnë afër “Elbasani Fan Shop”. Ndërkohë sa i takon renditjes deri më tani në kampionat, Elbasani bashkëkryeson me Vllazninë me 24 pikë.