Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka bërë të ditur se janë evidentuar dhe trajtuar dy raste dhune në familje në zonat e Cërrikut dhe Librazhdit.
Në Cërrik, Specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 59 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Gruaja është pajisur me urdhër mbrojtjeje, në zbatim të masave ligjore për mbrojtjen nga dhuna në familje.
Ndërkohë, në Librazhd, Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedim penal ndaj shtetasit F. K., 36 vjeç, i dyshuar për dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Policia e Elbasanit thekson se do të vijojë punën për identifikimin dhe ndëshkimin e çdo rasti dhune në familje dhe u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë menjëherë çdo situatë që cenon sigurinë e tyre.
/vizionplus.tv
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.