Situata në fshatin Xhyrë të Librazhdit vijon të jetë e rënduar pas dëmtimit të urës kryesore që lidh zonën me aksin Elbasan–Librazhd. Rrjedha e Lumit Shkumbin shkaktoi shkëputjen e këmbës mbajtëse të urës, duke e nxjerrë plotësisht jashtë funksioni.
“Bashkia Librazhd ka filluar punën për rikonstruksionin e rrugës që lidh fshatin Xhyrë me fshatin Qukës dhe po bëjmë të pamundurën që kjo rrugë të jetë e aksesueshme brenda një muaji”, tha Mariglen Disha, kryetari i bashkisë.

Si shkak i motit të rënduar me reshje që përfshiu vendin u shkaktuan dëmtime në 15 ura , ku disa prej tyre edhe me ndihmën e forcave të ushtrisë janë rikthyer ne funksion.
/rtsh.al/
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.