Po kthehet dita ditës në një emergjencë infrastrukturore ndërtimi i ri i Bypass-it të Elbasanit.
Deputeti i Elbasanit, Adi Qose i është drejtuar Ministrit të Financave, duke theksuar domosdoshmërinë urgjente për nisjen e punimeve sa më parë për këtë projekt strategjik.
“Elbasani ka nevojë për një infrastrukturë moderne që i përgjigjet rritjes së trafikut dhe zhvillimit të zonës. Bypass-i është një domosdoshmëri që nuk mund të shtyhet më,” – u shpreh deputeti Adi Qose.
Ai shtoi se Bypass-i është një investim që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të qytetit dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
“Kjo rrugë do t’u shërbejë jo vetëm qytetarëve të Elbasanit, por edhe atyre të Peqinit, Cërrikut, Librazhdit, Belshit, Gramshit e Prrenjasit — pra gjithë juglindjes së vendit,” – theksoi Qose.
Ndërkohë që puna për Korridorin VIII Elbasan–Lekaj po ecën me ritme të shpejta, deputeti Qose vlerëson se është momenti i duhur për të çuar përpara edhe projektin e Bypass-it, si një investim me rëndësi kombëtare për gjithë juglindjen e vendit.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.