Bashkia Elbasan prezantoi projektin IPA PADRION “Administratat Publike përballë Transformimit Digjital si një Komunitet në Zonën ADRION”, një nismë që synon forcimin e kapaciteteve të administratave publike për t’u përshtatur me proceset e transformimit digjital. Aktorët lokalë prezantuan dy nisma kryesore që po ndërmerren në nivel vendor. Agjenda Digjitale Lokale (LDA) dokument strategjik që do të udhëheqë procesin e dixhitalizimit të shërbimeve publike. Komuniteti Tematik i Praktikës (TCOP), rrjet bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, bizneseve, universiteteve dhe organizatave të shoqërisë civile për shkëmbim njohurish dhe inovacion në qeverisje.
Takimi u fokusua në rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për ndërtimin e një administrate vendore më efikase dhe inovative, që i përgjigjet nevojave të qytetarëve me zgjidhje digjitale dhe të qëndrueshme. Projekti IPA PADRION është bashkëfinancuar nga Programi Interreg ADRION dhe përfshin bashkëpunimin ndërmjet administratave publike të rajonit Adriatiko-Jonian për zhvillim digjital dhe qeverisje të hapur.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.