Ndërkohë, lidhur me aksionin në Elbasan, janë arrestuar 11 persona dhe janë sekuestruar 3 armë.
Burime të Euronews bënë me dije se ka qenë një telefonatë në sallën operative që ka sinjalizuar se në një lokal kishte persona të armatosur.
Sipas burimeve, një armë e katërt është larguar nga vendngjarja.
11 personat e arrestuar akuzohen për armëmbajtje pa leje, kundërshtim të punonjësve të policisë, moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Mes tyre janë edhe ish- kandidati përdeputet Bujar Muça dhe shtetasi Maks Lika.