Elbasan, nis aplikimi i vaksinës antigrip dhe covid-19

Teksa virozat e stinës janë në kulmin e tyre nga Instititi i Shëndetit publik në Elbasan ka filluar fushata e vaksinimit për tu mbrojtur nga gripi dhe Covid-19. Shefja e shërbimit Epidemiologjik në Elbasan bën me dije se faza e parë e vaksinimit ka nisur me personelet shëndetësore dhe po vijon me qytetarët.

Të gjithë ata qytetarë që deshirojnë ti aplikojnë të dyja vaksinat si të mbrojtjes nga gripi por edhe të covid-19 mund ta bëjnë pasi nuk ka asnjë rrezik.

Çdo qytetar që dëshiron të vaksinohet mund të paraqitet në qendrën shëndetësore ku jeton dhe të bëj vaksinën që dëshiron.