Aksi Elbasan-Rrogozhinë rezulton të jetë një ndër më problematiket në vend sa i takon numrit të aksidenteve dhe pasojave fatale në njerëz.
Një ndër njollat e zeza konsiderohet ajo në afërsi të fshatit Pajovë. Një zonë e banuar me hyrje-dalje nga të dyja anët e rrugës, ku jetët e humbura nuk kanë munguar.
Megjithë problematikat e rrugës eksperti Alim Lulaj thekson se një pjesë e madhe e përgjegjësisë i takon sjelljes së padisiplinuar të drejtuesve të mjeteve, por edhe mungesës së sinjalistikes në mbrotje të kalimtarëve.
Më shqetesuese situata është për banorët që jetojnë përgjatë kësaj rruge.
Në dalje të Peqinit, në fshatin Gjocaj, një tabelë të orienton drejt fshatit. Ky kryqëzim konsiderohet ndër më të rrezikshmit, sidomos për ata që futen në rrugën kryesore.
Aksi Elbasan-Peqin-Rrogozhinë pritet të jetë më i sigurt vetëm pas përfundimit të Koridorit VIII.