4-vjeçari shqiptar nga Belshi, humb jetën në Itali. Detaje

Një 4-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Bolzano të Italisë. Mattia Uruçi, vogëlushi me origjinë shqiptare u shua në spitalin e Vicenza-s, ku prej ditësh luftonte me vdeķjen. Të hënën e shkuar ai u nxor në gjendje të rëndë nga një pishinë në Lido të Bolzanos. Që nga ai moment Mattia ndodhej në terapi intensive në Pediatrinë e Vicenza-s.

Mediat fqinje njoftojnë se varrimi i Mattias do të mbahen të premten e 17 Korrikut. Prindërit e tij kanë vendosur që ai të prehet në varrezat e Bolzanos në një ceremoni jo fetare, me pak persona.

Komuniteti shqiptar në Bolzano është organizuar për ceremoninë e vogëlushit. Mësohet se familja e Mattias është me origjinë nga Belshi.