Kryeministri Edi Rama ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun, ku ‘sµlmoi’ gazetarët ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të mos ndjekin emisione televizive. Rama tha se audienca duhet të vendoste një maskë në tru për të mos u ‘infektuar’ nga helmi që dilte prej gazetarëve.
Kaq mjaftoi që moderatori Blendi Fevziu t’i përmendte filmin e njohur të aktorit Charlie Chaplin “The Great Dictator”, ku personazh kryesor është Adolf Hitler, por në një version tjetër.
PJESË NGA EMISIONI:
Rama: Vini maskë në tru për të ndaluar helmin që iu përcillet nga këtu. Më dëgjoni mua se kam të drejtë që nuk i ndjek të gjitha këto.
Fevziu: Avash tani se bëre si ai dialogu i Charlie Chaplin tek ai filmi i famshëm.
Rama: Ja urdhëro!
Fevziu: Po ça të them tani.
Rama: Do isha njeriu më i nderuar dhe do tërhiqesha sot nga fushata, nëse do të kisha vlerë sa kapelja e Chaplin. Më ke bërë një kompliment shumë të madh
Fevziu: E di mirë ti se çfarë filmi e kam fjalën.