U largua nga dritarja e shtëpisë së gjyshes, zhdukja misterioze e 12-vjeçares në Durrës

Mbrëmjen e djeshme u bë publik lajmi i zhdukjes prej ditësh të një 12-vjeçareje në Durrës. Humbja e të miturës është denoncuár në polici nga nëna e saj. ABC News mëson se 12-vjeçarja është zhdukur që në datë 17 pa lënë asnjë gjurmë. Familjarët janë në ankth pasi nuk kanë asnjë informacion se ku mund të ndodhet vajza. Sipas nënës, vajza ka shkuar për të kaluar natën e të dielës te shtëpia e gjyshes.

E mitura është larguar nga banesa e gjyshes nëpërmjet dritares që ndodhej në pjesën veriore të banesës.

Ndërkohë, nuk dihet sesi e ka marrë këtë iniciativë vajza. Me siguri dikush e ka shtyrë vajzën të marrë këtë vendim për të braktisur familjen.

Nga ana tjetër policia ka nisur hetimet dhe kërkimet.