Tjetër tërmet në Durrës, këtë herë ka qenë e një magnitude të konsiderueshme.

Një tjetër tërmet ka rënë në Durrës pak më parë, këtë herë ka qenë e një magnitude të konsiderueshme 4.5 i shkallës rihter. Ky është tërmeti i tretë që bie që nga mbrëmja e djeshme, ku mbrëmë në orën 12 ishte regjistruar një tërmet me magnitudë 3.3 ndërsa edhe sot më herët ishte me magnitudë 3.3.

I fundit ishte i një magnitudë të konsiderueshme 4.5. Epiqendra ka qenë 23 kilometra larg qytetit të Durrësit dhe 45 kilometra larg qytetit të Tiranës. Gati 5 muaj nga tragjedia së 26 nëntorit që la pas 51 jetë të humbura, toka vazhdon të dridhet në Durrës dhe rrethinat e tij.

Qarku i Durrësit është zona që u prek më shumë nga tërmeti i fuqishëm dhe banorët e atyre zonave akoma nuk po gjejnë qetësi. Në këto ditë të vështira pandemie këta banorë janë akoma edhe më shumë të fŕikësuar. Urojmë që toka të qetësohet sëbashku me pandeminë.

Advertisement