Të hënën në Shqipëri nis acari: Si të përshtatim trupin me temperaturat ekstreme

Vendi ynë pritet që të përballet me temperatura të pazakonta për këtë rajon. Të paktën ky është parashikimi i bërë nga sinoptikanët që ka çuar dhe në mbylljen e shkollave për tre ditë, javën që vjen. Por a ka një mënyrë se si mund të ambientohemi në një dimër të ftohtë dhe në një mot të acartë?

Fatkeqësisht, kurrë nuk do të mund ta mposhtim plotësisht të ftohtin, por ka mënyra se si të mos i ndjejmë kaq shumë temperaturat e ulëta. Kjo është dhe arsyeja pse disa njerëz e ndiejnë më shumë të ftohtin se disa të tjerë.

Më poshtë do ju tregoj disa truke të thjeshta që do t’ju ndihmojnë ta përballoni të ftohtin në një kohë më të shkurtër. Ndoshta që të përshtateni do t’ju duhen disa ditë, por mendoni që pas kësaj nuk do e ndjeni aq shumë acarin.

1, Të ftohtin duhet ta perballoni me të ftohtë. Dilni jashtë më shpesh. Ju duhet të kaloni të paktën dy orë në ditë jashtë. Filloni me pak minuta dhe shtoni gradualisht 15 minuta në ditë. Shmangni veshjen e tepërt. Vishni rroba të mjaftueshme për t’ju mbajtur ngrohtë. Provoni një shall dhe më pak shtresa në trupin tuaj. Një shall ju bën që gjaku në qafë të ngrohet dhe receptorët e trurit marrin idenë se është ngrohtë.

Mos e mbani shumë të lartë temperaturën e kondicionerit. Përveçse do të kurseni para, filloni që dalëngadalë të ulni temperaturën brenda në shtëpi, në një nivel që mund ta duroni.

Mund të bëni dush të ftohtë. E di që tingëllon e vështirë, por filloni duke alternuar ujin nga i ngrohtë në të ftohtë. Pini pije të ftohta rregullisht. Shmangni pijet e nxehta si kafeja, çaji apo çokollata e nxehtë nëse nuk jeni ftohur ose s’keni grip.

2 Rritni aktivitetin tuaj – Ushtrimet e përditshme do ta mbajnë metabolizmin tuaj në një nivel të shëndetshëm dhe do të gjenerojnë nxehtësi për trupin tuaj. Bëni shëtitje, vraponi, kërceni por mos rrini në një vend.

3.Hani siç duhet – Marrja e kalorive shtesë nga yndyrnat e mira është një mënyrë e shkëlqyer për të ushqyer trupin tuaj gjatë muajve të dimrit. Mbani një dietë të ekuilibruar mirë. Ju keni nevojë për proteina dhe karbohidrate.