Si t’i përgatisni biskotat e famshme të Krishtlindjeve për 5 minuta. Receta

Përveç panettone-s, bakllavasë, gjelit dhe ushqimeve të tjera që na presin në vazhdim, festave te dhjetorit s’duhet t’i mungojnë kurrsesi biskotat e famshme të Krishtlindjeve. Janë shume të shijshme, të bukura për Instagram dhe mbi të gjitha përgatiten shpejt. Kafja/qumështi i mëngjesit do t’ju shijojë ndryshe, prandaj mendjen tek receta.

Përbërësit

150 gr gjalp në temperaturë ambjenti , jo i kripur

170 gr sheqer

210 gr miell

35 gr kakao e hidhur

1 vezë

1 lugë caji pluhur pjekës

1 lugë caji ekstrakt vanilje ose 1 bustinë

2 lugë gjelle qumësht

Për dekorim: çokollatë e bardhë

Shkopinj karameleje

Përgatitja:

1.

Në një enë rrahim gjalpin për 30 sekonda. Shtojmë sheqerin dhe pluhurin pjekës  dhe i rrahim derisa të përftohet një masë homogjene.

2.

Shtojmë vezën , qumështin dha vaniljen.

3.

Hedhim kakaon dhe miellin dhe e përziejmë me një luge druri.

4.

Masën e hedhim në tavolinën e punës dhe i japim formë.

5.

Brumin e mbledhim me membranë plasmasi dhe e lëmë në frigorifer për 1 orë.

6.

Parangrohim furrën në temperaturën 190o C . Në tavolinën e punës spërkasim pak miell dhe e hapim brumin në një petë më trashësi 6 mm.

7.

Presim brumin me format e biskotave, sipas dëshirës.

8.

Në tavë shtrojme letren e pjekjes dhe vendosim biskotat. I pjekim për 7-9 minuta ose derisa të marrin ngjyrën kafe të hapur. I lëmë të ftohën dhe ndërkohë përgatisim çokollatën. Në një enë qelqi hedhim çokollatën e bardhë dhe e shkrijmë në banjë-mari.

9.

Më çekiçin e mishit, thyejmë shkopinjtë në grimca të vogla. Me një qese pastiçerie ose me lugë spërkasim biskotat me çokollatën e bardhë dhe i hedhim copat e karameleve. I lëmë derisa të ngurtësohet cokollata dhe I vendosim në kutinë e biskotave.