Partnerë në jetë por rivalë në profesion, Salsano “ndahet” nga bashkëshortja

Salsano Rrapi ka preferuar që jetën e tij private ta mbajë gjithmonë hermetike dhe duket se këtë vendim e mbështet edhe bashkëshortja e tij, Erjona Kakeli. Mirëpo, në rastin e sotëm, dyshja nuk mund të qëndronin larg vëmendjes së mediave, për shkak të punës së tyre. Mësohet se dy bashkëshortët, do të jenë “rivalë” profesionalisht, pasi Erjona i është bashkuar skuadrës së programit të humorit “Kosherja”.

Ndërkaq, Salsano do të vazhdojë angazhimin e tij në “Portokalli”.