Ja se si do të kurohet koronavirusi së shpejti në Shqipëri- flet mjeku

Shefi i laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi thotë se shumë shpejt do të nisë edhe në Shqipëri kurimi me plazmë për personat që janë në gjendje të rëndë nga koronavirusi “Shqipëria është e vonuar, në rajon nuk është se ka filluar në masë. Duhet matur ditri i antikorpeve neutralizuese në fakt. Janë ato antikorpe që luftojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë virusin, gjë që nuk është aq e kollajshme për ta bërë. Në plan është që edhe në Shqipëri të fillojë shumë shpejt. Strukturat pothuajse janë bërë gati”, thotë Koraqi.

Por si kryhet kurimi me plazmë?

 “Me antitrupa jo që i prodhon vetë, por që i ka prodhuar një organizëm tjetër, pra i merr të gatshëm. Niveli i antitrupave duhet të jetë i lartë”, shprehet Koraqi për Tv Klan.

Por jo kushdo mund të dhurojë gjak për kurimin me plazmën. Në rast nevojë do të përzgjidhen vetëm ata persona që kanë krijuar imunitet dhe shumë antitrupa. Plazma është pjesë e gjakut e përbërë nga proteina, ujë, hormone dhe ushqyes.

Pjesa më e lëngshme e gjakut është e përbërë nga antitrupa të formuar tek pacientët pas shërimit nga virusi me efekt neutralizues.