I kishte lekë borxh? Mevlani i çon zarfin në emision, Shqipja e turpëron shumë keq

Ish-konkurrentja e Për’Puthen Shqipe Hysenaj ka qenë sot e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”. Ku dy moderatorët i kanë dorëzuar një zarf nga Mevlan Shaba, të cilin  kishte akuzuar më herët se i kishte borxh 200 euro.

Shqipja e mori zarfin dhe e grisi në emision Live dhe i dha mesazh Mevlanit se nuk ishte nevoja për zarf, por mjaftonte një ‘Faleminderit’ dhe do ishte gjithçka në rregull. Ndërsa më herët Mevlani kishte sqaruar dhe historinë e borxhit ndaj Shqipes pas akuzave të kësaj të fundit.

“Dua ta sqaroj njëhere e mirë këtë histori. Nuk i kam marr lekë xhepi borxh. Ajo ka qenë pjesë e klipit tim ‘Love Story’. Që kur e dëgjoi këtë këngë për herë të parë në grim më tha se dëshironte të ishte pjesë dhe këmbëngulte.

I thash që do ta paguaja njësoj me vajzën tjetër, se Shqipja nuk është më e mirë. Kur përfundoi klipi, e mora me makinë dhe e dërgova në shtëpi.