Pak muaj më parë moderatorja Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë. Arbana dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj e pagëzuan djalin e tyre me emrin Diell. Ndonëse nuk kanë postuar portretin e plotë të të birit, çifti kanë qenë aktiv në rrjetet sociale, ku kanë treguar se si ka ndryshuar jetesa e tyre tani.
![](https://i0.wp.com/elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2020/05/arbana-grishaj.jpg?resize=618%2C346&ssl=1)
Së fundmi, moderatorja ka publikuar në Instagram një foto, në të cilën shfaqet djali i madh, Joni bashkë me Diellin teksa luajnë lojën e preferuar, ‘lego’.
“Do na grijë nga lekët me këto lego dhe ky tjetri më duket, Eduart Grishaj”, ka shkruar Arbana përmbi foto, duke bërë edhe humor mes tyre.
![](https://i0.wp.com/www.elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2021/01/1988CA70-709D-4EE3-BA1A-601D1265F4CD-166x300-1.jpeg?resize=317%2C573&ssl=1)
Kujtojmë që edhe më herët Osmani ka treguar se ‘legot’ janë një ndër pasionet më të mëdha të Jonit dhe herë pas here blenë lojëra formuese.