Debat të fortë me Elvisin, Melisa ia plas të qarës dhe largohet nga ‘Prime’: Për kokë të vëllait nuk vij më

Mbrëmjen e djeshme në “Përputhen Prime” ka plasur keq debati mes konkurrentëve. Në program u transmetua një pjesë në prapaskenë, ku Edisoni i thoshte Melisës se është viķtimizuar kur ka treguar historinë e saj të ƅullizmit, pasi është e para që ka ƅullizuar në studio. Melisa nuk e priti aspak mirë këtë koment dhe u shpreh që nuk ka përdorur kurrë ofendime të rënda. Pikërisht këtu një tjetër konkurrent iu bashkëngjit debatit: Elvisi!

“Çfarë thua? Ti që kur ke hyrë ke thënë ofendime dhe vazhdon, vazhdo se tregon fytyrën tënde. Ne nuk kemi ngelur ta tregojmë me ty burrërinë. Vazhdo viķtimizohu, para dhe pas kamerave. Vetëm mos thuaj…”, i tha ai.

Melisa: Unë viķtimizohem?

Elvisi: Po viķtimizohesh shumë

Melisa: Nuk kam ndërmend të vazhdoj më, nuk iu vjen turp. Për kokë të vëllait nuk vij më!

Melisa doli e përlotur nga studioja, ndërkohë që Elvisi vazhdoi me komentet: “Nuk shan, nuk ofendon…na mëson edukatën ajo. Boll e duruam, na jep mend për çdo fushë të mundshme kjo!”