Tuesday , March 25 2025

Alarm në Librazhd, 41-vjeçarja raporton zhdukjen e vajzës së saj

Një 41-vjeçare nga Librazhdi ka denoncuar në polici largimin e vajzës së saj 20-vjeçare. Sipas denoncimit të shtetases D. R., vajza e saj, Xh. R., është larguar nga banesa më 14 shkurt dhe nuk është kthyer më. Autoritetet kanë nisur kërkimet për të gjetur vajzën dhe për të zbuluar rrethanat e largimit të saj. Familjarët bëjnë apel për ndihmë nga qytetarët që mund të kenë informacion mbi vendndodhjen e 20-vjeçares.