“Ai emision ka pasur probleme”, Rezart Veleshnja tregon publikisht të vërtetën e shkëputjes nga spektakli ‘Shiko Kush Luan’

Rezart Veleshnja është komentuar këtë periudhë për largimin nga emisioni ‘Shiko Kush Luan’. Shumë media kanë shkruar se ai ka debatuar me autoren dhe moderatoren e programit, Luana Vjollca mirëpo sot ai ju ka dhënë fund thashethemeve dhe aludimeve. I ftuar në ‘Wake Up’ aktori mohoi zërat dhe tregoi sesi qëndron e vërteta e ‘largimit’ të tij nga emisioni.

“Kam qenë shumë i zënë me “Portokalli” dhe kam pasur dhe disa punë të mijat private dhe për këtë gjë kishte një zëvendësim, por kjo nuk do të thotë që unë ika se nuk kishte asnjë deklaratë nga ana ime. Ai emision ka pasur probleme në regjistrim. Një njeri që z¡het nuk vazhdon më punë.

Në Top Channel nuk ka njerëz që z¡hen, shumë rrallë ndodh se sigurisht që ka konflikte dhe ti nuk mund të bësh çfarë të duash. Institucioni ka dhe drejtim, se Top Channel nuk është han me dy porta. Luana është punëtore, e kuptueshme, solidare dhe nuk krijon problem”, është shprehur Veleshnja. /Descript.al/