Moti sot/ Kushte atmosferike të qëndrueshme, qarkullojnë masa ajrore të ftohta

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Masat ajrore që qarkullojnë janë të ftohta e të thata me origjinë veriore.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kalimtare. Mjegull/ mjegullinë shikim i reduktuar kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Era parashikohet të fryjë me derjtim verilindje –juglindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 7-9m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 2/16

Kukës -2/12

Lezhë 2/15

Dibër -4/11

Durrës 4/18

Tiranë 5/18

Elbasan 5/18

Berat 4/20

Vlorë 5/18

Korcë -2/11

Gjirokastër 6/20

Sarandë 1/17