Georgina Rodriguez ka zbuluar në dokumentarin e saj në Netflix se ajo jetonte në një magazinë, përpara se jeta e saj të ndryshonte në mënyrë drastike kur takoi Cristiano Ronaldon. 27-vjeçarja argjentinase pranon se nuk kishte mundësi të paguante ngrohjen dhe se e vetmja mundësi strehimi ishte në lagjet e varfëra, ku ngrinte së ftohti në dimër dhe vuante vapën e tmerrshme në verë.
Georgina, e cila u shpërngul e vetme në kryeqytetin spanjoll në fund të adoleshencës dhe punoi si shitëse në dyqan për të përballuar jetesën, u tregon fansave në serial për jetën e saj jo të thjeshtë.
“Ardhja ime në Madrid ishte e tmerrshme. Po shikoja shumë apartamente të lira, të cilat kushtonin rreth 300 euro në muaj dhe përfundova në një banesë që kishte qenë një magazinë. Ishte shumë ftohtë në dimër dhe shumë nxehtë në verë. Jeta ime ndryshoi ditën kur takova Cristiano Ronaldon,” –dëgjohet ajo të thotë në një video të shkëputur nga dokumentari.
Georgina, e cila u njoh me Ronaldon ndërsa ishte një shitëse në një dyqan Gucci në Madrid, zbuloi fillimin e saj të vështirë në kryeqytetin spanjoll. Duke iu referuar rrugës së famshme Serrano të Madridit, ku ajo punonte si shitëse, thotë:
“Më para i shisja çantat në Serrano. Tani unë i koleksionoj ato.” Ajo la të kuptohej se transformimi i saj nga një adoleshente e goditur nga varfëria që luftonte të paguante qiranë në një personazh të famshëm me afro 30 milionë fansa në Instagram ishte vetëm fillimi për të.
“Kjo nuk përfundon këtu. Nuk është fundi, është vetëm fillimi.” Dokumentari me seri i titulluar “Soy Georgina” do të publikohet më 27 janar dhe përkon me datën e ditëlindjes së saj të 28-të.