Donald Trump dhe Vera Grabocka. Nëse i përmendim ditët e sotme, shumë mund të pyesin se çfarë mund t’i lidhë këta persona me njëri-tjetrin, por nëse kthehemi vite pas në kohë gjithçka bën sens.
Kjo foto është shkrepur në kohën kur Vera ishte Presidente e Komitetit Organizator të “Miss Albania”, ndërsa Donald Trump pronar i Miss Universe Organisation.
E kush do ta mendonte se pronari në krah të Grabockës, do të ishte Presidenti i 45-të i SHBA-së, disa vite më pas?
Në atë kohë Trump, nuk kishte kaq shumë popullaritet në Amerikë, ndërsa për 5 vitet e fundit ai ka qenë një nga personat me më shumë pushtet dhe incfluencë në botë.