Çfarë raporti ka me Borën? Atdheu qartëson të vërtetën!

Kohët e fundit emri i Bora Zemanit është lakuar shpesh krah atij të Atdheut. E gjitha nisi me disa deklarata të ish-konkurrentit të “Për’puthen” i cili ka shprehur hapur pëlqimin për moderatoren.

Më pas në rrjet janë publikuar foto e video të ndryshme ku ata shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit. Para pak ditësh, ai postoi një varg në Instastory ku thuhej: “Ti je si bora, e bukur, por e ftohtë.”

Ky postim bëri xhiron e rrjetit dhe të gjithë e morën si një dedikim për Borën. Pas shumë aludimeve ka ardhur edhe një reagim nga Atdheu.

Ai ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram ku dikush i ka shkruar: “Çfarë me të pyet ty?

Ai që me një story dhez më shumë se ngjarjet e fundit BDB”. Mirëpo, ai ka sqaruar se këto aludime po i prishin marrëdhënie me një vajzë tjetër e se nuk ka lidhje aspak me ‘personin tjetër’ që është Bora Zemani.

“Varet se si i marrin  njerëzit edhe portalet story-t e mia, unë tek intervista e fundit u tregova i sinqertë që më kanë prishur punë me një gocë dhe prap kur hedh story unë e lidhin me një person tjetër që s’ka lidhje fare.” ,- shkroi ai

Edhe pak ditë më parë, Atdheu tha se me Borën nuk ka asnjë marrëdhënie dhe madje edhe miqësinë e kanë prishur. Nga ana tjetër, Bora nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me këto zëra.