Bora Zemani krahas afeksionit të publikut mori pëlqyeshmëri të madhe edhe nga kokurrenentët e “Për’puthen”. Në një intervistë javë më parë ajo tregoi se kishte raporte të ftohura me konkurrentët ndërsa ishin afruar gjatë turit të audicioneve.Njëri nga ta që ka shprehur hapur pëlqimin për p rezantuesen është Atdheu.
Para pak javësh ai shprehu pëlqimin e tij për Borën, duke thënë se është familjarizuar shumë me të sidomos gjatë turneut. Më tej, shtoi se do bënte 10 vite burg për të.
Pak javë më parë Atdheu u pyet në një emision se cila vajzë nga “Përputhen” i ka mbetur merak nënës së tij qe ta marrë për nuse dhe ai tha se nuk është një ndër konkurrentet, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Bora Zemanin.
“Është dikush po nuk mundem t’ia them emrin. Nuk është prej konkurrenteve”, u shpreh Atdheu.
Bora nuk ka reaguar asnjëherë ndaj këtyre deklaratave që Atdheu po bën vazhdimisht.
Mirëpo prisni se ka akoma!
Me fillimin e sezonit të ri Atdheu ka bërë një foto ekranit ku duket Bora në sfond dhe krahas shkruan: ‘Tash që po e shoh përmes ekranit po më mungon shumë.’