E ftuar në “Ftesë në 5” në Top Channel ishte stilistja e njohur Lira Koçi. Edhe njëherë me rrëfimin për djalin e saj Xhinon, që u vetëhodh nga spitali i Sanatoriumit pas infektimit me Covid, Lira na preku të gjithëve. Lotët gjatë emisionit nuk mundi t’i mbante as moderatorja Bieta Sulo, e cila e falenderoi për forcën që tregoi Lira në këtë moment të vështirë duke dalë në televizor.
“Dua që të jesh shumë e fortë, i gjithë si staf jemi të prekur për atë që të ka ndodhur, por dua të qëndrosh e fortë,” tha Bieta duke i dhuruar një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë.
Ndërkohë Lira pohoi, edhe ajo në lot, duke thënë se “do vazhdojë të qëndrojë e fortë për Xhinon e saj”.