Deputeti i PS Florenc Spaho në një lidhje live për rubrikën ”Opinion” në News24 i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë që studentët apo të gjithë ish- punonjësit e mjekësisë të angazhohen në situatën me koronavirusin. Spaho zbulon se ai është student i vitit të gjashtë në mjeksi teksa ka 12 vite eksperiencë punë si infermier dhe fizioterapist dhe do të angazhohet për t’i bërë ballë kësaj sfide botërore.
Më tej ai sqaron se front nuk duhet të jenë studentët e vitit të parë apo të dytë por ata të vitit të 6-të, ish- mjekët apo mjekët e dalë në pension.
”Siç do person i cili ka mbaruar ose është profesionist duhet të japë kontributin në këtë situatë. Ne kolegët duam të japim kontribut. Po ofrohemi jo si deputetë dhe pse e kemi detyrë dy herë edhe si deputetë por edhe si profesionsitë. Kam mbaruar fizioterapi dhe infermieri dhe kam 12 vjet eksperiencë pune.
Do të jetë një kontribut i madh, jo vetëm ata të mjekësisë, por edhe ata të logopedisë, infermierisë etj. Përderisa Shqipëria ka kaluar disa herë epidemi dhe ka solidaritet mes njerëzve, gjë që e pamë edhe me tërmetin që kaluam. Duke u solidarizuar do e kalojmë edhe këtë situatë, duke dhënë kontributin gjithsecili.
Jo vendi jonë por çdo shtet tjetër nuk mund ta bëjë nëse nuk kontribujonë të gjithë individët dhe qytetarët”- tha Spaho.
Gjithashtu Deputeti Florenc Spaho i bëri thirrje opozitës parlamentare dhe jo parlamentare që edhe ata të japin kontributin e tyre, duke iu përgjigjur thirrjes se Ministrisë. “Nuk është momenti të bëjmë politikë, është momenti për solidaritet” – ka theksuar Spaho.