Dhjetëra kamionë të bllokuar në Qafë-Thanë, gjendet zgjidhja për ta

Zgjidhet problemi i kamionistëve të bllokuar në Qafë Thanë.

Burime pranë pikës së kalimit kufitar kanë thënë se Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka marrë kontakt me autoritetet e Maqedonisë së Veriut të cilat do të lejojnë kthimin mbrapsht në Qafë Thanë të kamionëve si dhe do t’i pajisin me një dokument që të mundësohet kalimi në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, nga ku më pas marrin rrugën e Arbrit për në destinacion.

Prej ditësh dhjetëra kamionistë ishin bllokuar në Qafë Thanë por edhe pranë Hotolishtit, si pasojë e shembjes së rrugës në Dragostunjë.