Personeli shëndetësor në qytetin e Librazhdit denoncon se ende nuk ka marrë pagën e muajit dhjetor, si dhe shpërblimet e fundvitit, duke e cilësuar situatën të papranueshme dhe shqetësuese.
Një burim pranë këtij institucioni, i cili preferon të mbetet anonim, shprehet për Infoweb Media se mungesa e pagesave ka krijuar vështirësi serioze për punonjësit, të cilët nuk kanë burime të tjera për të siguruar jetesën e përditshme.
Sipas tij, personeli ndodhet në pritje të kalimit të pagesave, ndërkohë që deri më tani nuk u është dhënë asnjë shpjegim zyrtar lidhur me arsyet e vonesës apo afatet e mundshme të likuidimit.
Punonjësit shëndetësorë i bëjnë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më parë për alokimin e fondit dhe zgjidhjen e situatës, në mënyrë që të garantohet pagesa e detyrimeve financiare dhe funksionimi normal i shërbimit shëndetësor.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.