Këshilli i Ministrave ka vendosur që edhe dita e premte, më 26 dhjetor të jetë ditë pushimi për administratën publike. Sipas vendimit, pushimi vjen si zgjatje e festës së Krishtlindjes, pasi administrata nuk do të punojë ditën e enjte, më 25 dhjetor, e cila është festë zyrtare. Në këtë mënyrë, punonjësit e administratës përfitojnë dy ditë rresht pushimi, ndërsa institucionet publike do t’i rikthehen normalisht aktivitetit të hënën.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.