Screenshot

Nga sot nis ndalimi përkohësisht i përdorimit në rrugë i monopatinave elektrike

Prej ditës së sotme në të gjitha rrugët e Shqipërisë do të ndalohet përkohësisht qarkullimi i të gjitha monopatinave elektrike.

Vendimi u mor një ditë më parë nga ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në bashkëpunim edhe me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Arsyeja e ndalimit të monopatinave përkohësisht është shkak të rasteve të shtuara të aksidenteve nga monopatinat.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, janë regjistruar 991 raste aksidentesh të shkaktuara nga monopatinat.

Shqipëria nuk është i vetmi vend i përballur me këtë situatë. Franca, Italia, Gjermania, Maqedonia e Veriut e shumë vende të tjera kanë marrë masa drastike me bllokim të përhershëm apo të pjesshëm.