Friday , August 22 2025

Hapet një pjesë e segmentit Qukës-Qafë Plloçë, nis lëvizja e automjeteve

Aksi Qukës-Qafë Plloçë është drejt përfundimit dhe ashtu siç është raportuar edhe më parë nga CNA pritet të hapet në fund të muajit gusht.

Ky është një aks për të cilin puna ka nisur që në vitin 2009 dhe është në përfundim.

CNA ka siguruar pamje dhe bën me dije se rruga është drejt hapjes. Është hapur totalisht vetëm një pjesë e segmentit të aksit Qukës-Qafë Plloçë.

Siç mund të shikohet dhe nga pamjet ka nisur edhe lëvizja e automjeteve.

Sipas pamjeve në këtë pikë nis devijimi për në Pogradec ku shmangen dhe kthesat e vështira të Qukës-Qafë Plloçë.

Po ashtu janë kryer vijëzimet dhe po vendosen sinjalistika vertikale, pasi, siç shihet, ajo horizontale ka përfunduar. Ky aks është shumë i rëndësishëm pasi do të shkurtojë distancën për në Juglindje.

Tashmë gjithçka po shkon drejt fundit dhe shpresohet se brenda këtij muaji të hapet i plotë segmenti Qukës-Qafë Plloçë, aks që do të shkurtojë distancën nga kryeqyteti, por edhe kohën pasi do të kemi një rrugë të re me një shpejtësi më të lartë që do të afrojë më shumë kryeqytetin me Juglindjen./ CNA