Plagosje në Shkodër. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në “Perlat Rexhepi”. Një 49-vjeçar pas sherri ka plagosur me armë zjarri një 26-vjeçar.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 26-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
/5pyetjet.al