Avokati Erald Aga foli në lidhje me ligjin 2020.
Ai ka sqaruar pjesën e Aktit të Marrjes së Tokës në Përdorim dhe legalizimet dhe parashikimet e ligjit për secilin rast. “Dy kërkesat kryesore të qytetarëve lidhjen me AMTP (Aktin e Marrjes së Tokës në Përdorim)dhe legalizimin.
Sa i përket AMTP, ligji ka ndarë momentin si veprohet për ato të regjistruara para ligjit dhe ato më pas. Ato që janë regjistruar më parë, AMTP nuk i nënshtrohet vlerësimit të vlefshmërisë.
Do t’i nënshtrohet vetëm për pjesën e falsifikimit.
AMTP e pa regjistruara, do të bëjnë kërkesë në ASHK me AMTP përkatëse. Këtu kalon kriteri i vlefshmërisë.
Tokën bujqësore mund ta marrin pa pagesë personat të cilët kanë dërguar kërkesë për regjistrim 6 muaj para hyrjes në fuqi të ligjit.
Për qytetarët që duan ta regjistrojnë tani, ka një pagesë që duhet të kryhet”, ka sqaruar ai.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.