Tuesday , May 13 2025

Luli Basha katandiset si mos më keq në Tiranë

Deri më tani në qarkun e Tiranës janë numëruar 1075 kuti votimi nga 1282 kuti.

Garën në këtë qark e kryeson PS me 171128 vota ndërsa PD-ASHM ka marrë 124993 vota.

Ajo që vihet re është se Luli Basha është katandisur si mos më keq.

Ai ka mbetur pas partive të vogla të cilat kanë marrë shumë herë më shumë vota se Luli.

Nisma SHB e Lapajt dhe Shabanit ka marrë 10965 vota.

Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit ka marrë 9813 vota.

Partia Mundësia e Agron Shehajt ka marrë 17969 vota.

Ndërsa Luli Basha dhe euroatlantikët e tij kanë marrë 6536 vota./ CNA