Monday , May 12 2025

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për mandatin 5 dhe 6

Nga Kreshnik Spahiu

Zoti Berisha, ju nuk duhet të jepni dorëheqje sepse ty të “duan” të gjithë:

– të do Edi Rama sepse të ka në projektin e tij për t’ia siguruar mandatin e 5 dhe 6.

–  të duan fëmijët e tu, sepse kanë planifikuar ta trashëgojnë si pronë me testament partinë që u krijua studentët e dhjetorit 90 por u privatizua nga ty.

– të duan deputetët injorantë dhe servilë se ti ju fut emrin në listat e mbyllura të parlamentit.

– të duan kryetarët e partive të koalicionit sepse s’kanë kokërr vote por ke 20 vjet që ti i fut deputetë në lista të sigurta me logo të PD.

–  të do Ilir Meta sepse partia e tij s’ka më elektorat dhe je i vetmi që e mban në politikë.

– të do Greqia sepse je e vetmja fije spiunazhi që i ke mbetur për të realizuar projektin e helenizimit të Shqipërisë.

-Të do Rusia sepse je i vetmi që i kundërvihesh projekteve amerikane në Ballkan

– të do çdo oligark i Ramës sepse me ty filluan bizneset duke privatizuar Shqipërinë.

– të do elektorati provincial që s’dinë të shkruajnë shqip dhe emrin ta thonë “lexhendë”

– të do çdo socialist sepse i motivon më shumë që të bashkohen rreth Edi Ramës dhe mos ju shkojë ndërmend të ndryshojnë votën.

– të duan disa analistë që ju jep honorare dhe mban me para portalet dhe mediat e tyre.

Unë ka vite që nuk shoh një politikan ta duan të gjitha palët kaq shumë sa ju Zoti Berisha.

Jo, jo ti nuk duhet japësh dorëheqjen sepse ti i duhesh të gjithëve.

Me ty fiton Shqipëria sa herë që ti humbet.

Ti nuk je burrë të largohesh….

Ti ke frikë të tërhiqesh….