Monday , May 12 2025

Merr formë Parlamenti i ri i Shqipërisë! Ja sa deputetë pritet të marrin PS dhe PD, “rezervojnë” vende dhe partitë e vogla

Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri.

Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 83 mandate deputeti, ndërsa “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” 51 mandate deputeti.

E treta renditet Partia Social Demokrate, e cila deri më tani parashikon 3 mandate. Më pas vjen “Nisma Shqipëria Bëhet”, e cila deri më tani parashikohet të marr të paktën një mandat, më pas “Lëvizja Bashkë” dhe “Partia Mundësia” po ashtu me nga 1 mandat.