Thursday , February 27 2025

Aktori Gazmend Paja në SPAK, i sekuestrohet celulari! Përgjigjet me humor pas daljes: Isha në kafe me prokurorin, pa dashje mori telefonin tim

Aktori i humorit, Gazmend Paja, ka qenë sot (27 shkurt) në Prokurorinë e Posaçme.

I njohur edhe si investitor strategjik për një pronë të përfituar, ai është parë mëngjesin e sotëm (27 shkurt), teksa hynte në godinën e institucionit të drejtësisë.

Pas një qëndrimi të shkurtër ai doli dhe iu përgjigj një prej pyetjeve.

 “Hera e dytë në SPAK, ishe si aktor apo si investitor strategjik?”, e pyetën gazetarët në dalje nga godina.

Ai iu përgjigj shkurtimisht në largim e sipër me nota humori:

“Jo, isha me prokurorin në kafe, pa dashje mori celularin tim dhe solli të tijn dhe mori timin. Nuk e njoh prokurorin”.

Nuk dihet ende shkaku i kësaj prezence, por mësohet se aktori ka qenë i pranishëm edhe dy ditë më parë në SPAK./Shqiptarja.com