Sunday , November 27 2022
FOTO ARKIVA

23-vjeçari humb jetën për shkak të koronavirusit në spitalin Infektiv.

Një i ri ka humbur jetën ditën e sotme nga koronavirusi. Burime për Descript bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 23-vjeçar nga qyteti i Kavajës, i cili ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme. Burime për Descript.al bëjnë me dije se i riu vuante edhe nga talasemia, e për shkak të kësaj sëmundje, nuk ka mundur dot që të përballojë edhe COVID-19. Rasti i Kavajës, pritet që të konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë në orën 16:00.

Tre qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen e koronavirusit në 24 orët e fundit, një 77 vjeçare dhe një 83 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 68 vjeçar nga Hasi pa sëmundje të tjera. Vijon të ketë rritje të të shtruarve në spital, megjithë të shëruarit që kanë lënë dy spitalet COVID në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 126 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 12 pacientë janë të intubuar.

Advertisement