Monika nuk heq dorë: Donaldi s’di të bëjë as humor, bën batuta rrugësh, njeri pa logjikë

Mbrëmjen e të martës Donaldi nominoi Monikën, duke thënë se është zhgënjyer nga ajo. Kjo deklaratë e tij nuk u prit aspak mirë nga Monika, e cila që nga ajo ditë e konsideron Donaldin si “armik”. “I kam lënë Zotin, nuk merrem fare. Ai më ka armike, unë e kam armik”, është shprehur Monika, megjithatë duket se nuk i ka dalë inati me aktorin dhe vazhdon ta komentojë.

Teksa bisedonte sot me Ilirin dhe Sabianin, Monika e quajti Donaldin njeri pa logjik dhe që sipas saj nuk bën humor.

“Më ka thënë je e shëmtuar, do ikësh ti nga Big Brother, jo unë tha. Ai është harbut, njeri pa logjik, gjoja ka humor, ai as humor s’ka, ka batuta rrugësh, do inteligjencë të bësh humor e t’i bësh njerëzit të qeshin. E ke parë në ndonjë debat? Jo! Kështu që stop me atë”, tha Monika.