Jeni mjekuar me COVID-19 në shtëpi? Rama jep lajmin: Ja si të përfitoni nga paketa 100% e rimbursueshme.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video në rrjetin social Facebook, me anë të së cilës ka dhënë një njoftim shumë të rëndësishëm, për sa i përket rimbursimit të trajtimit ambulator anti-COVID në banesë. Rama në postim shkruan se kjo paketa merret shumë kollaj nga portali e-Albania.

‘Me rinjoftimin se përmes aplikimit në E-albania mund të merret krejt kollaj paketa 100% e rimbursueshme për trajtimin ambulator anti-Covid19 në banesë’, shkruan ai. Pasi të plotësoni të dhënat tuaja në fushat përkatëse të aplikimit, të dhënat tuaja do ti dërgohen mjekut të familjes. Mjeku pasi merr të dhënat aprovon aplikimin dhe ju do të njoftoheni më një sms, email ose mesazh në kutinë e mesazheve në llogarinë tuaj në E-Albania.