DOKTORI i Infektivit ‘harron’ coronavirusin: Quo Vadis Shqipëria Ime?

Mjeku Tritan Kalo i cili ndodhet në vijën e parë të luftës me Covid ka reaguar për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, ndërsa ngre pyetjen se përse u bë me kaq urgjencë shembja e tij. “Dita e fundit të kufizimeve thelbësore në kuadër të masave në përballjen me sfidën ndaj Covid-19, por njëkohësisht edhe dita e fundit e TEATRIT KOMBËTAR”, shkruan Kalo duke bërë një paralelizëm mes shembjes se Teatrit dhe masave të Covid.

Postimi i Tritan Kalos: 7.05.2020…Dita e fundit e KUFIZIMEVE thelbësore në kuadër të masave në përballjen me sfidën ndaj Covid-19, POR njëkohësisht edhe dita e fundit e TEATRIT KOMBËTAR….Kemi kaq kohë sa të merremi me urgjencë me shëmbjen e tij???….MOS u zgjidhën vallë ndërkohë problemet e shumta në këtë vend pas Tërmetit të 26 Nëntorit 2019?…

MOS vallë NE ndërkohë e hoqëm nga shpina këtë “Flamë të Përbotëshme” të quajtur COVID-19?….MOS vallë ndërkohë ekonomia jonë e gjunjëzuar, është rigjallëruar në atë nivel sa të ripunësoj ata/ato që kanë humbur vëndet e punës, apo të riaktivizojë bizneset e asfiksuara?….Platoni dikur shprehej se: “Çdo problem ka tre zgjidhje, timen, tënden dhe zgjidhjen e duhur.”….

Zgjidhja ime NUKU është marë parasyh….Zgjidhja “tënde” NUKU i pëlqen të gjithve që frymojnë në këtë vend….CILA është ZGJIDHJA e DUHUR?….Është SOVRANI ai që e vendos këtë gjë!!!….TË PRESIM VERDIKTIN E TIJ….Quo vadis Shqipëria ime!!!