Ditën e djeshme e vogla e Fjolla Morinës Alaya festoi ditëlindjen. Nisur nga kjo Fjolla i ka berë një dedikim prekës asaj. “Alayah, urime ditëlindja e shtatë evlad, të uroj ta kesh shëndetin, të priftë e mbara gjatë gjithë jetës.
Beba e vogël, të do mami shumë – Zoti të bekoftë evlad. U flijova shumë që mos ta lejoja ta humbë atë që Zoti deshi të ma dhurojë. U pajtova me gjithçka por jo të mos sjellja ty në jetë bija ime.
Nuk ishte e lehtë për mua të qenurit baba e nënë, frymë dhe forcë, ďhimbje, ilaç, lot e dashuri e vetme veç për ty evlad. Lus Zotin të bëhesh vajzë e mbarë, një ditë të rritesh e të bëhesh e fort ashtu si unë”- shkruan Fjolla përbri fotove me Alayan.