Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Belsh të Elbasanit ku sipas të dhënave automjeti ka dalë nga rruga dhe si rezultat ka humbur kontrollin.
Nga aksidenti janë konstatuar 2 persona të dëmtuar të cilët direkt pas ngjarjes janë shoqëruar drejt spitalit të Belshit. Gjendja e tyre dyshohet të jetë serioze pasi direkt pas dërgimit të tyre në spitalin e Belshit ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit.
Policia ndodhet aktualisht më vendngjarje për të zbardhur shkaqe të aksidentit, identifikim të mëtjeshëm të personave të dëmtuar, si dhe të gjendjes së tyre shëndetësore.
Nje koment
Pingback: 2housing