‘Prindërit nuk ᴠďesin kurrë Babo’, humbi të atin nga Covid, Gent Zenelaj na përloti me fjalët

Aktori i njohur Gentian Zenelaj ka reaguar përmes një postimi prekës në rrjetet sociale për babanë e tij, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme si pasojë e Covid 19. Duke e thërritur “Babo” me përkëdheli, Zenelaj shkruan se prindërit nuk vďesin kurrë dhe kjo ndarje e tij me të atin nuk mund të jetë kurrsesi një lamtumirë.

Postimii i plotë: Prindërit nuk vďesin kurrë o Babo… Ata rrojnë brenda qelizave tona. Shpirti yt i butë do jetë në jetën tonë përjetë..Kemi jetuar dhe shijuar çdo moment të jetës tënde me ne o Babo. Ti ke bërë atë çfarë unë jam sot.

Kanë kujtime tē mrekullueshme edhe Danieli dhe Aria me ty ..me gjyshin e butë e shokun e lojrave ..E pra kjo nuk eshte lamtumirë o Babo..Ke qene dhe do jesh shoku im më i mirë.Keshilluesi më i duruar..Te dua shumë Babo . Aktori njoftoi dje se babai i tij e kishte humbur betejën me Covid dhe përcjellja për në banesën e fundit është bërë gjatë ditës së sotme, në vendin e lindjes së tyre në Shëngjin.