Në mbledhjen e fundit Këshilli i Ministrave miratoi një fond prej 1,122 miliardë lekë në formën e kompensimit financiar pronarët e pasurive të paluajtshme të prekura nga ndërtimet e legalizuara.
Referuar vendimit, kompensimet përfshijnë pronarët në zonat që mbulohen nga drejtoritë vendore të ASHK-së: Tiranë Veri, Tiranë Jug, Durrës-Kavajë-Krujë, Tiranë Rurale 1 e 2, Elbasan, Zonat e Stimuluara, Shkodër, Korçë, Lezhë, Sarandë, Kamëz-Vorë, Pogradec, Lushnjë, Fier dhe Vlorë.
Gjithashtu, qeveria miratoi edhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së huas me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Marrëveshja parashikon financimin e projektit “Korridori hekurudhor VIII, faza I – seksioni Durrës – Rrogozhinë”.