Saturday , February 22 2025

Aksident në aksin Cërrik-Mollas, dy persona mbeten të lënduar

Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e djeshme në aksin rrugor “Cërrik-Mollas”, ku janë përplasur dy mjete të drejtuara nga shtetasit A. Ç., 56 vjeç dhe A. D., 36 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi A. D. si dhe një pasagjer në automjetin tjetër. Të dy të lënduarit janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe përgjegjësinë e drejtuesve të mjeteve.