Po transportohej drejt Spitalit Infektiv, ndërron jetë rrugës për në Tiranë 62 vjeçarja nga Belshi (EMRI)

Një 62 vjeçare nga Belshi ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme teksa ishte duke u transportuar drejt Spitalit Infektiv. Xhevaire Bejtja ishte e infektuar me COVID-19 dhe pas problemeve shëndetësore ishite nisur me ambulancë drejt Tiranës, por nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin.

Kujtojmë se gjatë javëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i infektimeve me COVID-19, por edhe ai i viĸtimave. Në 24 orët e fundit u regjistruan mbi 1000 raste të reja dhe 5 humbje jete.

Nje koment

  1. Pingback: 2extended